TIRANË- Duket se sekretarët e Përgjithshëm të ministrave teknikë po bëhen pengesë për aktivitetin e tyre duke mos zbatuar së pari urdhrin për mospjesëmarrje në fushatë. Një përplasje e fortë mes titullarit dhe sekretares së institucionit është ai mes Ministrit të Drejtësisë dhe vartëses së tij Juliana Hoxha.

Ministri i Drejtësisë Gazmend Bardhi ka dhënë urdhër që sekretarja e këtij institucioni të mos lejohet të hyjë në institucion.

Ajo ka tentuar dy herë sot të hyjë në Ministri por nuk është lejuar. Hoxha kërkon rikthimin në detyrë sipas urdhrit të DAP. Nga ana tjetër ka reaguar ministri Bardhi i cili ka porositur sërish punonjësit të mos e lejojnë të hyjë në institucion.
“Mos lejohet të hyjë në institucion. Të zbatohet urdhri i ministrit”, ka deklaruar Bardhi.

Përveçse në këtë institucion, një përplasje tjetër ka ndodhur në Ministrinë e Arsimit mes ministres Mirela Karabina dhe sekretarit Plarent Ndreca, të cilin e ka kallëzuar në Prokurori.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb