Të paktën 26 pelegrinët që ktheheshin nga një festë hindu, duke përfshirë shumë gra dhe disa fëmijë, vdiqën dhe 16 të tjerë u plagosën rëndë në një aksident rrugor pranë Kanpur, Uttar Pradesh, në veri të Indisë, ku një rimorkio e mbushur me njerëz e tërhequr nga një traktor u përmbys dhe ra në një pellg.

Kështu bëjnë të ditur burime zyrtare vendase. Në Indi, aksidentet rrugore janë të shpeshta dhe vetëm vitin e kaluar u vranë mbi 150,000, mesatarisht rreth 400 në ditë.

Kryeministri indian Narendra Modi shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave.

(Ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: