Në Indi, një nga vendet më të prekura nga pandemia e koronavirusit (COVID-19), në 24 orët e fundit janë regjistruar mbi 392 mijë raste të reja me virus.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se me vdekjen e 3.689 personave në 24 orët e fundit numri i viktimave shkoi në 215.542. Ndërsa me 392.488 raste numri i përgjithshëm i rasteve arriti në 19.557.457.

Në Indi vazhdon rritja e shpejtë e rasteve me COVID-19 e cila filloi në muajin prill.

Rasti i parë me COVID-19 në Indi u regjistrua më 30 janar 2020 ndërsa numri i rasteve ditore duke u rritur brenda vitit më 16 shtator arriti deri në 97.859 raste.

Që nga kjo datë e cila ishte kulmi periodik i pandemisë numri i rasteve ditore filloi të bie. Me një rënie të vazhdueshme gjatë 4.5 muajve rastet ranë deri në 8.587 më 1 shkurt.

Pas valës së parë, kurba e rasteve ndoqi një hark të fortë lart në muajin shkurt, duke krijuar një valë të re shumë më të madhe se e para.

Numri i rasteve shkoi mbi 100 mijë më 4 prill, mbi 200 mijë më 15 prill, mbi 300 mijë më 21 prill dhe që nga 30 prilli mbi 400 mijë.

Në proporcion me rritjen e rasteve u rritën edhe vdekjet lidhur me virusin. Më 20 prill vdekjet ditore lidhur me virusin u rritën mbi 2 mijë dhe që nga 27 prilli tejkaluan mbi 3 mijë.

India ende është vendi ku shënohen më shumë raste dhe vdekje ditore në botë.

Numri i vaksinave të aplikuara tejkalon 156 milionë

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se numri i vaksinave të aplikuara në vend ka arritur në 156.816.031 doza.

Pas SHBA-së dhe Kinës, India është vendi ku janë aplikuar më shumë vaksina në botë kundër COVID-19.

Në mënyrë që vaksinimi të jetë më efektiv për parandalimin e përhapjes së virusit, planifikohet vaksinimi i grup moshës 18-45 vjeç.

Cilësia infektuese e virusit përhap lloje të reja

Në Indi llojet e COVID-19 që rritën infektimet duke pësuar mutacion parashikohet se kanë qenë efektiv në rritjen e rasteve në kohët e fundit.

Kryesisht 3 lloje mutacionesh që janë shfaqur në Afrikën e Jugut, Britani të Madhe dhe Brazil shihen si burim shqetësues nga ekspertët. Këto mutacione të virusit u gjetën në 7 për qind të 11 mijë mostrave të virusit, sekuencat gjenetike e të cilave janë nxjerrë që nga 30 dhjetori 2020 në Indi.

Ndërkohë në Indi ka shkaktuar shqetësime përhapja e një mutacioni të ri të shfaqur dhe i cili është emërtuar si “Mutant i dyfishtë”.

Ministri indian i Shëndetësisë, Harsh Vardhan në një deklaratë më 8 prill pranoi se lëvizjet masive dhe mungesa e masave për pakësimin e distancimit fizik kanë qenë efektive në rritjen e rasteve/AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb