Kryeqyteti indian regjistroi këtë mëngjes temperaturën më të ulët të matur ndonjëherë në 14 vitet e fundit gjatë muajit nëntor, me termometrin që shënoi 7,5 gradë Celcius.

“Qyteti, në ditët në vijim, mund t’i nënshtrohet një vale të ftohti”, informoi sot Departamenti Meteorologjik i Indisë.

Rekordi më i ulët ka qenë në vitin 1938, kur, në fund të nëntorit, banorët e kryeqytetit u zgjuan me një temperaturë minimale 3,9 gradë Celcius.

Përveç të ftohtit, qytetit i është dashur të luftojë edhe me smogun dhe mjegullën e dendur.

Sipas Mahesh Palaëat, meteorolog në “Skymet Weather”, një agjenci private e parashikimit të motit, uljet e regjistruara këtë muaj nëntor ishin të paktën tre gradë nën mesataren e periudhës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: