Luan Muça, i lindur në 5 gusht të vitit 1971 në qytetin e Elbasanit, është një nga industrialistët dhe CEO shqiptare i cili ka arritur të realizoje 5 fabrika në 3 kontinente; Europë, Afrikë, Azi. Luan Muça u diplomuar në Universitetin ‘Aleksandër Xhuvani’ për degën administrim biznesi. Gjithçka filloi në vitin 1996 në qytetin e Elbasanit me një dyqan mesatar pllakash. Pas zhvillimit të brandit “Delta” në Shqipëri dhe rajon, përkushtimi dhe ambicia e tij bënë që “Delta” të themelohej dhe në SHBA, ku prej 4 vitesh është kthyer në një nga distributorët më të mëdhenj për zonën e New York, New Jersey dhe Philadelphia.

Objektivat e tij ishin më të medha se kaq, duke synuar zhvillimin dhe themelimin e fabrikës “Deutsch Color” në vitin 2012 në Shqipëri, e cila është cilësuar si më e madhja në Ballkan përsa i përket prodhimit të produkteve kimike të industrisë së ndërtimit.

Që prej vitin 2019, “Deutsch Color” është prezent me fabrikën e saj, tashmë edhe në Kairouan, Tunizi e cila mbulon nevojat e tregut afrikan falë teknologjisë dhe stafit të kualifikuar perëndimor. Në vitin 2021, kur çdo biznes ishte i tërhequr për të bërë investime të reja, shkak ky i vitit pandemik, Luan Muça vendosi të investojë në Bergamo të Italisë me ndërtimin e fabrikës ku nga ai moment vendosi ti quajë DC Industry. Në shtator të vitit të kaluar nisi prodhimi i fabrikës DC Industry në Bergamo, Itali e cila ka krijuar një portofol prej 1200 klientësh. Pas disa vizitave biznesi, Z. Muça, pa një mundësi të mirë zhvillimi në Afrikë, ku vetëm 2 muaj më pare startoi themelimin e DC Industry në Senegal e cila njihet si një nga fabrikat më moderne dhe të mëdha në shtet. Dy projekte te reja në konstruksion e sipër janë dhe Dc Industry Egjipt me një investim prej 25 milion euro i cili pritet të përfundojë në nëntor 2023, dhe Dc Industry Indi i cili pritet të nisë prodhimin në vitin 2024.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb