Prej mëngjesit të sotëm, IKMT ka vijuar aksionin e paligjshëm për shembjen e ‘Prestige Resort’, ndërsa forcat xheniere vijojnë me shpimet nëpër muret e ndërtesës për të bërë më pas shpërthim të kontrolluar me tritol.

Në punë për të shkatërruar janë dhe fadromat që shembin dhe largojnë inertet.

Ndërsa Gjykata Administrative nuk ka hedhur ende shortin për gjyqtarin që do të shqyrtojë padinë e bërë nga ana e ‘Prestige Resort’, e cila duhej të bëjnë në mënyrë urgjente, punonjësit e IKMT nuk kanë humbur asnjë minutë kohë për të vijuar ekzekutimin e urdhrit në shkelje me ligjin.

Siç duket nga pamjet, tashmë në ambientin ku më herët ndodhej restoranti i resortit, kanë mbetur vetëm inerte, ndërsa fadroma vijon me shembjen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb