Infertiliteti ose pamundësia për të ngjizur fëmijë prek 10-13% të popullsisë shqiptare. Kjo dukuri ka ardhur në rritje sidomos vitet e fundit. Jo vetëm për Shqipërinë por edhe jashtë saj rastet janë ne rritje. Mjeku obsetër gjinekolog në spitalin Amerikan, Elton Peçi na flet për një rritje të rasteve që i jepet zgjidhje nëpërmjet IVF dhe tendencën në rritje të rasteve të pacientëve të huaj që trajtohen në vendin tonë.

“Spitali Amerikan dhe Genesis Clinic prej disa kohësh kanë një bashkëpunim mes tyre. Për të njëjtën cilësi shërbimi e trajtimi shëndetësor si në cdo vend europian dhe ofron trajtimin më bashkëkohor të infertilitetit duke përdorur jo vetëm teknologjitë më moderrne por edhe një staf të specializuar mjekësh”

Bashkëpunimi ndërkufitar në turizmin shëndetësor, është një prej risive që sjell Spitali Amerikan 2 dhe Genesis Clinic.

“Për trajtimet e sterilitetit dhe Fekondimit In Vitro është shumë e rëndësishme jo vetëm mbështetja nga teknologjitë më të fundit, por një personel me përvojë dhe i specializuar. Departamenti i Mjekësisë Riprodhuese dhe Fertilizimit In Vitro në Spitalin Amerikan ju vjen në ndihmë cifteve infertile me një ekip mjekësh gjinekologë dhe embriologë të specializuar jashtë vendit dhe me një laborator modern IVF.”

Në vend të metodave të zakonshme e klasike të trajtimit, pacientët ju nënshtrohen trajtimit të personalizuar, që përcaktohet në bazë të eksperiencës së suksesshme disavjecare të këtij ekipi, e bashkërenduar kjo edhe me arritjet më të reja në shkencën e Riprodhimit të Asistuar.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb