Në konferencën vjetore, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha se krizat financiare nuk kanë munguar.

Gjithashtu ai shtoi se stimuli monetar rezultoi vendimtar për krizën dhe se nuk u përkthye në inflacion të lartë për krizën.

“Krizat financiare nuk kanë munguar. Konsolidimi i stabilitetin ekonomik dhe vullnetar, ka pasur nxitës, globalizimin e tregjeve të produkteve. Po ashtu kristalizimi i konsensus ekonomik  e politik, rritja e pavarësisë institucionale e tyre ofruan mekanizëm të besueshëm”, tha ai.

Ndër të tjera shtoi se inflacioni arriti në 8 %, më i larti nga viti 1998, duke shtuar ekonomia shqiptare rrezikon të jetë për një kohë të gjatë nën efekt të inflacionit të lartë.

“8% gjatë tremujorit niveli më i lartë që nga viti 1998. Paraqitet i ulët si në kontekstin rajonal dhe europian, baza e inflacionit ka ardhur në rritje dhe zgjerim. Tashmë pjesa më  e madhe e artikujve shfaqin normë inflacioni ndjeshëm mbi objektivin tonë 3%”, tha ndër të tjera, Sejko.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb