Për të tretin muaj radhazi rritja e çmimeve është ngadalësuar, megjithatë çmimet e ushqimeve vijojnë të mbeten të larta.

Instituti i statistikave raporton se inflacioni që mat ndryshimin e çmimit të mallrave të konsumit zbriti 7.2% në Janar nga 7.4% që ishte në Dhjetor dhe 8.3% që arriti në Tetor, kur u shënua dhe niveli më i lartë që nga viti 1998.

Krahasuar me Janarin e viti 2022 rritja më e madhe e Çmimeve është tek grupi ushqime dhe pije alkoolike me 13.3%, ku rritjen më të madhe në këtë grup e kanë shënuar çmimet e bulmetit si qumësht, djathë dhe vezë që u rritën me 26,4% pasur nga nëngrupi vajra. Më pas vijnë grupi mobilje, pajisje shtëpie 6.6%, transporti me 6,5 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 5,6 %.

Kjo është rënia e tretë radhazi që ka shënuar inflacioni që prej janarit të vitit të kaluar kur nisi edhe vala e shtrenjtimit të çmimeve fillimisht prej ndikimit të hapjes së ekonomive prej pandemisë e më pas nga Marsi nisi edhe lufta Rusi-Ukrainë që tronditi tregjet globale duke bërë që çmimet të rriten në mënyrë të menjëhershme edhe në vendin tonë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb