Inspektorati i Përgjithshëm mbikëqyri nga afër procesin e inspektimit të kryer nga Drejtoria Rajonale e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (për mjedisin), si dhe nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, Qarku Kukës, në dy subjekte të përzgjedhura në mënyrë rastësore: njëra në fushën e prodhimit dhe përpunimit të lëndëve inerte, dhe tjetra në aktivitetin e shitjes me pakicë të produkteve ushqimore dhe jo-ushqimore.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gjatë mbikëqyrjes, vëmendja e Inspektoratit të Përgjithshëm u përqendrua te ndjekja e procedurave ligjore, sjellja korrekte dhe profesionale e inspektorëve, dokumentimi i plotë dhe i rregullt i çdo hapi, si dhe verifikimi i autorizimit të inspektimit dhe dokumentacionit shoqërues përkatës.

Whatsapp Image 2026 05 07 At 17.24.35
Whatsapp Image 2026 05 07 At 17.24.35

Po ashtu, u monitorua përdorimi i mjeteve dhe pajisjeve të duhura të punës sipas standardeve, përfshirë mjetet e identifikimit zyrtar, formularët/aktet e nevojshme, pajisjet për regjistrimin dhe raportimin e të dhënave (përfshirë mjetet digjitale), si edhe pajisjet mbrojtëse kur kërkohet nga natyra e kontrollit.

Të gjitha gjetjet dhe vlerësimet pasqyrohen në raportin e Inspektoratit të Përgjithshëm mbi performancën e trupës inspektuese, i cili shërben për analizë, përmirësim të standardeve dhe rritje të llogaridhënies.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb