Instituti Kulinar Neranxi çeli vitin e ri akademik 2023-2024. Kërkesa e shtuar e tregut të punës për specialistë kulinarie, por edhe standardet perëndimore të kësaj shkolle, kanë bërë që të rinjtë ta zgjedhin atë masivisht.

Presidenti i Neranxi Group Z. Nikollaq Neranxi tregoi vështirësitë dhe sfidat e ngritjes së një shkolle profesionale kulinarie me standarde të larta.

Këtë vit shkollor infrastruktura është pasuruar me ambiente të reja mësimore, edhe për shkak të numrit të lartë të studentëve, por risi është edhe stafi i Masterchefave të huaj, të cilët janë të famshëm në kulinarinë botërore. Ata do jenë gjatë gjithë vitin prezent në mësimdhënie.

Presidenti i Neranxi Group Z. Nikollaq Neranxi shprehu shqetësimin e largimit masiv të të rinjve pasi diplomohen, ndërkohë që tregu shqiptar ka nevojë për ta.

Në ceremoni ishte i pranishëm edhe Z. Mark Shuler nga firma gjermane Shefmarkt. Ai i ofroi studentëve jo vetëm njohjen e diplomës tonë në tregun gjerman, mundësinë e punësimit në kompanitë, resortet dhe restorantet atje, por gjithashtu në disa raste bursa të plota studimi për të gjithë ata që nuk i kanë mundësitë financiare të ndjekin studimet në Institutin Kulinar Neranxi.

Instituti Kulinar Neranxi në 15 vite aktivitet, i ka mësuar të rinjve recetën e suksesit!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb