Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në forumin “Global Gateway” në Bruksel, të cilën e ka nisur me batuta.

Rama e ka krahasuar integrimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, ku tha se martesa me BE-në është e vështirë, por është e vetmja që ia vlen.

“Unë vij nga një vend që quhet Shqipëri, pjesë e Ballkanit Perëndimor. Na është dashur të bashkëjetojmë me një ndjenjë izolimi, jo në kuptimin e tmerrshëm, por në mënyrë të tillë që jemi detyruar të ndihemi. Si qytetarë të dorës së dytë.

BE është një krijesë shumë e vështirë për t’u marrë, ndaj duhet të kesh nerva të forta. Për shkak të zhgënjimit mendoj se ka rrugë të lehta në drejtime të tjera, por pastaj mendoj se nuk mund të gjesh një aleat që përpiqet të ndihmojë, e ky është BE. Në këtë marrëdhënie është e sigurt se do të gjejmë shumë arsye për të pyetur veten a ia vlen?! Kjo mund të jetë martesa më e vështirë, por më besoni që është e vetmja që ia vlen.

Dua që t’ju them një fakt të vogël, dua të dini se dashuria ime për BE-në dhe Evropën është kushte. Ne rrethohemi nga kufijtë e BE-së dhe fqinjët tanë marrin mbi 4000 euro për frymë nga BE. Ajo që marrim ne është vetëm 138 euro për frymë. Është një hendek i madh që ne e mbushim me dashuri, ambicie, dhe ide”, u shpreh Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: