Presidenti Bajram Begaj deklaroi se Shqipëria ka hedhur një tjetër hap të rëndësishëm drejt familjes evropiane.

Ky reagim i Begaj vjen pas Konferencës së 8 Ndërqeveritare Shqipëri-BE, për të cilën Presidenti Begaj thotë se është një tjetër moment historik dhe një rrugëtim i pakthyeshëm i Shqipërisë në BE.

Reagimi:

Sot, Shqipëria hodhi një tjetër hap të rëndësishëm drejt familjes evropiane.

Konferenca e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE është një tjetër moment historik në rrugëtimin e pakthyeshëm evropian të Shqipërisë.

Integrimi evropian është projekt kombëtar, është aspirata e brezave të shqiptarëve për një Shqipëri më demokratike, më të drejtë, më të zhvilluar dhe më dinjitoze në familjen evropiane.

Urime Shqipërisë dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë për këtë arritje të rëndësishme!

Rruga vazhdon me më shumë besim, përgjegjësi dhe përkushtim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: