Projektrezoluta për integrimin europian u miratua me 114 vota pro.

Në një intervistë në “News24”, deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho analizoi procesin e negociatave të integrimit. Gjatë intervistës në studio, Xhixho tha se integrimi është një prioritet kombëtar dhe se në këtë proces opozita është shumë e angazhuar.

Megjithatë Xhixho evidentoi një sërë problematikash në vend, si korrupsioni, apo edhe imuniteti ndaj zyrtarëve të lartë, referuar këtu rastit të Belinda Ballukut, ku sipas saj Parlamenti iu  kthye në mburojë.

“Për procesin e integrimit europian që është prioritet kombëtar, angazhimi i opozita ka qenë maksimal, Partia e lirisë gjithashtu ka pasur angazhimin e saj. Padyshim debatet sot në Parlament ishin edhe për rezolutën e fundit në Komisionin e Jashtëm. Një grup-fakt mbledhës panë në realitet situatën në Shqipëri dhe në raport kanë evidentuar korrupsioni, është evidentuar fakti që imuniteti ndaj zyrtarëve të lartë duhet të procedohet pa vonesa në Parlament dhe këtu i referohemi rasti të ish-zv.kryeministres ku Parlamenti u kthye në mburojë të saj”, tha ajo.

Gjithashtu gjatë intervistës u ndal edhe te raporti i IBAR, për të cilën tha se pa u kaluar ku raport në Bruksel nuk mund të vazhdohet më tej.

“Raporti i IBAR është raport i ndërmjetëm me metodologjinë e re të zgjerimit kemi grup-kapituj. Dhe grup-kapitulli i parë që hapet janë çështje themelore të një shteti. Raporti i IBAR bën një analizë nëse vendi i jonë i ka plotësuar apo deri më sot. Pra pa kaluar këtë raport në Bruksel nuk mund të vazhdohet më tej. Nuk mund të shkelë mbi vlerat e veta BE, kur raporti të thotë ka pasur përdorim të financave publike në zgjedhje, nuk ka luftë reale ndaj korrupsionit, mega afera si AKSHI, tuneli i Llogarasë, inceneratori etj. Nëse BE nuk sheh angazhim total në këtë luftë, janë vlera që BE s’mund t’i negociojë”, tha Xhixho.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: