Deputetja demokrate, Flutura Açka, reagon për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, teksa sot në Bruksel po mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare.

Në një postim në “Facebook”, deputetja Açka shkruan se me këtë bandë në pushtet, rruga e integrimit është e gjatë.

Postimi i deputetes:

Mbi 15 vite nga Marrëveshja Stabilizim Associjimit.
Sa kohë akoma deri nē anëtarësimin e plotë në BE?
Me këtë bandë në pushtet rruga është e gjatë.
Me këtë çetë në Opozitë rruga ka pengesa.
Tē shkojmë në BE si Shqipëri me shqiptarë, kjo është çështja!
Kam premtuar se do të bëj pjesën time modeste, siç jam betuar, që ta përshkojmë atë rrugë më shkurt e me dinjitetin që meritojmë.
Bëje edhe ti, kushdo qofsh! ❤️ ?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb