Inteligjenca britanike ka deklaruar se dy ditë më parë Bjellorusia ka kryer një inspektim të menjëhershëm të gatishmërisë luftarake të forcave të saj.

“Megjithatë, trupat bjelloruse ushtruese dhe njësitë ruse aktualisht nuk kanë gjasa të përbëjnë një forcë të aftë për të kryer një sulm të ri të suksesshëm në veri të Ukrainës”, thekson Ministria Britanike.

Më tej në deklaratë theksohet se Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët e saj dënojnë luftën e qeverisë rusë kundër Ukrainës.

“Mbretëria e Bashkuar dhe partnerët tanë ndërkombëtarë janë të bashkuar në mbështetje për Ukrainën. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar po ofron një sërë ndihme ushtarake ekonomike, humanitare dhe mbrojtëse për Ukrainën dhe po vendos sanksione shtesë ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë”, thuhet më tej në njoftim

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb