Fitorja ndaj Atalanta, vendi i dytë në Serie A, një pikë larg Juves, janë shumë arsye për të festuar por Antonio Conte zgjodhi fjalë të hidhura në konferencën e fundit të sezonit në Itali: “Shpesh është hedhur shumë baltë mbi mua dhe lojtarët, askush nuk na ka mbrojtur. Jemi trajtuar keq, si unë ashtu edhe lojtarët. Kam parë pak mbështetje nga ana e klubit, duhet të jemi të fortë brenda dhe jashtë fushë”, është shprehur ndër të tjera Conte në konferencë por kaq ka mjaftuar që mediat italiane tashmë të flasin për një krisje mes palëve.

A do të qëndroj Conte? Kjo është pyetja që shtohet tashmë. Është e vështirë të japësh një përgjigje në këtë pikë por këto fjalë padyshim që kanë shkaktuar “tërmet” në shtëpinë zikaltër. Conte kundër drejtuesve dhe klubit nuk është një gjë që mund të kaloj lehtë. “Në fund të sezonit do të vlerësojmë të ardhmen time”, mbylli Conte konferencën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: