Me Lautaro Martinez që është gjithnjë e më larg Milanos, Inter prej kohësh po punon për të gjetur një partner të ri për Romelu Lukaku. Mediat italiane dhe jo vetëm gjatë gjithë kësaj periudhe kanë sponsorizuar një emër në veçanti, Edison Cavani. Sulmuesi uruguaian për shumë arsye, nga kosto e tij, marrëdhënia me golin etj, shihet si zëvendësuesi ideal, por nuk është e thënë që Cavani të përfundoj në Milano.

Tuttosport
Tuttosport

Sipas “TuttoSport”, Cavani ka zgjedhur të vijoj karrierën e tij tek Atletico Madrid, skuadër që e kërkoi me insistim edhe gjatë merkatos së dimrit. Sulmuesi i PSG dëshiron të mbajë premtimin që i ka dhënë trajnerit Diego Simeone. Inter e konsideronte si një marrëveshje të kryer transferimin e Cavanit por tashmë i duhet të mendoj për një tjetër opsion.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb