Inter zhgënjen sërish në Champions, nuk shkon më shumë se një barazim pa gola kundër Shakhtar duke komplikuar ndjeshëm kualifikimin. “Minatorët” rezultuan një “kockë” e fortë për zikaltërit pavarësisht se ekipi i Antionio Contes ishte superior në çdo aspekt. Krijuan 12 raste për gol, goditën 4 herë kuadratin, ishin dhe të pafat teksa e djathta e Barella u ndal në tranversë në pjesën e parë ndërsa në të dytën Martinez shpërdoroi një rast të pastër me portën e boshatisur. Shakhtar u mbyll mirë në mbrojtje duke marrë një pikë që i dhuron kreun e grupin B në kuotën e katër pikëve, e ndjekur nga B.Monchengladbach dhe Inter me dy pikë ndërsa në vendin e fundit në mënyrë surprizë renditet Real Madrid me vetëm një pikë. Ky klasifikim e bën dhe më të vështirë rrugëtimin e Inter që në ndeshjen e tretë në grup duhet të luajnë në transfertë përballë Real Madrid, një ndeshje që spanjollët duhet ta fitojnë me çdo kusht.

Conte
Conte

Pavarësisht pozitave që ndodhen në grup, Antonio Conte beson se ekipi i tij është në rrugën e duhur: “Kjo ndeshje na la ndjesi pozitive. Luajtëm ashtu siç duhej, si një skuadër e madhe. Nuk kishim fat por ishte një ndeshje shumë e mirë, na vjen keq pasi meritonim ta fitonim”, u shpreh Conte.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb