Në Zvicër, popullsia, mbi të gjitha ajo shqiptare ka shfaqur një interes të jashtëzakonshëm për përfaqësuesen shqiptare.

Interesimi ka qenë edhe më i madh mbi të gjitha pasi shorti i vendosi në një grup në “Euro 2016”. Një ditë më parë zviceranët vendosën alarmit pasi në shtetin e tyre po shiteshin më shumë fanellat e Shqipërisë se sa ato zvicerane.

E gjithë kjo situatë ka bërë që një nga të përditshmet më të rëndësishme në Zvicër, “Blick” të marrë një vendim të çuditshëm. Duke nisur nga dita e sotme dhe deri në ndeshjen e parë Shqipëri-Zvicër, kjo e përditshme do të shkruajë edhe në gjuhën shqipe.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb