Inter po bën një sezon të mirë. Zikaltërit kanë fituar Superkupën e Italisë dhe janë në finalen e Kupës. Kampionët e Italisë janë në garë për mbrojtjen e Skudetos, 4 javë nga fundi.

Një nga më të merituarit për këtë edicion ka qenë edhe trajneri Inzaghi. Sipas Corriere dello Sport, Klubi po mendon që të rinovojë me teknikun, teksa marrëveshjes aktuale që skadon në vitin 2023, i shtohen edhe 2 vite të tjera.

 

Dddd
Dddd

Gjithashtu, po merret parasysh edhe përmirësimi i kushteve ekonomike. 46 vjeçari fiton  4 milionë euro në sezon, ndërsa paga e re parashikon shifrën e 5.5 milionë eurove.

Inzaghi në stolin e Interit numëron 46 sfida. Ekipi, nën drejtimin e tij, ka marrë një mesatare prej 2.13 pikësh.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: