Dritan Mehmeti, ish-trajner i Partizanit, në një intervistë për “News24”, analizoi këtë sezon të Abissnet Superiore. Si një ish i rëndësishëm, Mehmeti preku fillimisht ekipin e kuq, si ka ndryshuar këtë periudhë post-Mehmeti, a është i surprizuar me faktin që ndodhen në krye?

Në analizën e tij, dhënë për moderatoren Trevisa Tufa, Mehmeti nuk e ka ende të qartë se kush është Partizani i vërtetë këtë sezon, ai në derbi, apo ekipi që mposhti Vllazninë në “Loro Boriçi”, kjo për vetë faktin se ekipi i Colella-s ndryshon shumë jo vetëm nga një ndeshje në tjetrën, por edhe nga një pjesë në tjetrën.

Sigurisht nuk mund të mungonte dhe një krahasim ndërmjet dy ekipeve të kryeqytetit. Mehmeti preku edhe një nga temat shumë të lakuar këtë periudhë, mundësia që në stolin e Kombëtares të ulet një trajner shqiptar, ku Ilir Daja shihet në sytë e opsionin sportiv si profili ideal për të pasuar Edy Reja-n.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb