Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Cërrikut, Andis Salla inspektuan punimet që po kryhen për asfaltimin e rrugës së fshatit Kamunah në Njësinë Administrative Mollas.

Në fjalën e tij Balla tha se prej më shumë se 30 vitesh banorët e kishin kërkuar këtë investim të domosdoshëm.

“Vetëm pak kohë më parë investuam edhe në Qendrën Shëndetësore dhe ujin e pijshëm me synim për të përmirësuar nivelin e jetesës së këtyre banorëve punëtorë dhe për të mbajtur fjalën e dhënë. Mbyllim jë cikël të rëndësishëm të gjërave të rëndësishme që kërkon një komunitet që jeton në fshat.

Ne kemi ndërtuar në një kohë të shlurtër këtu edhe një qendër shëndetësore, e cila ën ëkto ditë edhe pse ka një ecje përpara me numrin e vaksinimeve, unë doja të bëja një apel për të gjithë banorët që të shkojnë të bëjnë vaksinën”, deklaroi Balla.

Ndërsa kryebashkiaku i Cërrikut, Andis Salla në fjalën e tij theksoi se rruga po ndërtohet me fondet e bashkisë dhe brenda të gjitha paramentrave bashkëkohore si dhe punimet do të përfundojnë brenda 20 ditëve.

Sipas Sallës, pas ndërtimit të ujësjellësit dhe qendrës Shëndetësore, rruga është një tjetër premtim i mbajtur për banorët e fshatit Kamunah.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb