Drejtuesi Politik i PS në Elbasan, Taulant Balla, dhe Kryetari i Bashkisë së Cerrikut, Andis Salla, inspektuan ecurinë e punimeve në fshatit Topojan, Njësia Administrative Mollas, pasi Bashkia e Cerrikut ka nisur sistemin e aksit rrugor 8 km të gjatë.

Kryetari i Bashkisë theksoi se zona ka edhe problematika të tjera, sidomos përsa i përket ujit të pijshëm, por edhe në këtë drejtim po punohet dhe shumë shpejt edhe ky do të jetë një problem i zgjidhur.

Në fjalën e tij, Balla tha se “banorët punëtorë të kësaj zone e kanë bërë punën e tyre dhe mjafton të shohësh kodra të tëra të mbjella me ullinj dhe asnjë sipërfaqe djerrë, për të kuptuar se kjo është një zonë punëtore, ndërsa nga shteti kërkohen shërbimet bazë, si ky aks rrugor në të cilin nuk ishte vënë dorë prej 30 vitesh”.

Deputeti Balla i garantoi banorët se pas rrugës, do të zgjidhet edhe problemi me transportin e fëmijëve në shkollë, ndërsa puna e bashkisë do të vijojë në çdo fshat duke ju gjendur pranë njerëzve për çdo shqetësim dhe shërbim që kanë nevojë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb