Pas pak ditësh, Interi do të sfidojë Manchester Cityn në finalen e madhe të Champions League. Trajneri i zikaltërve, Inzaghi ka dhënë një intervistë për UEFA, duke u përgjigjur pyetjeve të ndryshme.

“Një vit i jashtëzakonshëm, sepse arritëm në një finale që të gjithë e kishim ëndërruar dhe e bëmë me shumë stil. Një fjalë tjetër që do të përdorja është “së bashku”, sepse së bashku me publikun tonë, me tifozët tanë, arritëm diçka që menduam se ishte e paarritshme. Të gjithë së bashku dëshmuam se mund të arrish gjithçka. Tani duhet të mbyllim gjithçka që kemi arritur me këtë finale.

Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Shanset nuk janë në favorin tonë, por kjo është ajo që e bën futbollin kaq të bukur. Ne po luajmë kundër një prej skuadrave më të forta në botë, me një trajner që të gjithë e njohim mirë, por ne do të jemi gati dhe taktika apo strategjia jonë nuk do të ndryshojë. Do të ketë momente ku do të duhet të jemi më sulmues dhe të tjera ku duhet të jemi të fortë në mbrojtje.

Lautaro? Ai është padyshim një lider. Ai është ende shumë i ri, por sapo është bërë kampion bote, ai tashmë ka fituar shumë trofe këtu tek Interi dhe përveçse është një djalë shumë i mirë, ai ka një ndjenjë të fortë përkatësie. Ai pranon idenë e humbjes dhe kjo e bën atë një lider të madh”, – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: