Një raport i fundit që flet për iPhone e ardhshëm sugjeron se telefoni do të ketë një kamër të pasme 3D.

Sipas burimeve të Fast Company, Apple do të integrojë të njëjtë sensorë që përdorur në FaceID edhe në kamerat e pasme. Teknologjia do të sillet nga Lumentum, e njëjta kompani që prodhon sensorët FaceID.

Por çfarë përfitimesh ka përdorimi i sensorëve të tillë në kamerat e pasme? Flagshipët e tjerë kanë filluar ti adoptojnë në masë. Së pari rrit cilësinë e fotove portret dhe zmadhimit sepse me një sensor thellësie telefoni mund të dallojë sesa larg ose afër është një person.

Së dyti do të ndihmojë Apple në ekspansionin drejt realitetit të shtuar sepse ka informacion thellësie për të projektuar imazhet.

Fast Company sugjeron se ky funksion ishte planifikuar të integrohej më parë. Nuk është hera e parë që sajti spekulon për iPhone sepse më parë kishte parashikuar një sensor lazer që do të vinte me FaceID.

Sa do të arrijë Apple ta sjellë këtë teknologji në iPhone e këtij viti mbetet për tu parë për shkak të impaktit nga koronavirusi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: