Të paktën katër persona që protestuan kundër ndërprerjes së energjisë elektrike u plagosën si rezultat i ndërhyrjes së forcave të sigurisë në pjesën jugore të Irakut.

Sipas burimeve lokale, qindra njerëz u mblodhën përpara termocentralit Al-Aziziyah për të protestuar ndaj ndërprerjeve të energjisë në provincën Wasit. Forcat e sigurisë hapën zjarr ndaj demonstruesve të paarmatosur.

Dëshmitarët okularë thanë se katër demonstrues u plagosën dhe u dërguan në spital ndërsa tre prej tyre kanë marrë plagë më serioze.

Ministri i Energjisë Elektrike i Irakut, Majid Mahdi Hantush, dha dorëheqje javën e kaluar pas përshkallëzimit të protestave mbi krizën e mungesës së energjisë elektrike.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb