IRAN-Garda e Revolucionit iranian ka kryer 700 sulme me dron kundër grupit të Shtetit Islamik (ISIS) në Siri, raportoi sot agjencia iraniane e lajmeve ”Fars”.

”Dronët tanë sulmues kanë kryer 700 operacione ushtarake në sajë të bombave të telekomanduara kundër Daech-it(akronim në gjuhën arabe të ISIS-it)”- shkruan ‘Fars’ duke cituar gjeneralin e brigadës Amirali Hajizadeh, komandant i forcave aero-hapësinore të Gardës, ushtria ideologjike e Republikës Islamike të Iranit.

”Ata u përdorën për shkatërrimin e tankeve, të mjeteve transportuese të trupave, makinave të përdorura për sulme kamikaze dhe të topave 23 mm’’, shton agjencia duke cituar oficerin, i cili shprehet i kënaqur nga rezultati i sulmeve kundër objektivave të rëndësishëm për Daech-in, raporton ata.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: