Kryetari i parlamentit iranian, Mohammad Bayer Ghalibaf, argumentoi të hënën se e vetmja rrugë përpara për SHBA-në është të pranojë planin 14-pikësh të paraqitur nga Teherani që synon t’i japë fund luftës.
“Nuk ka alternativë tjetër”, theksoi ai në një postim në Platformën X, “përveç njohjes së të drejtave të popullit iranian siç pasqyrohen në propozimin me 14 pika”. Ai shtoi gjithashtu se “çdo qasje tjetër do të jetë plotësisht joefektive”, tha ai.
Së fundmi, Ghalibaf shtoi se “sa më shumë që pengojnë, aq më i madh do të jetë çmimi për taksapaguesit amerikanë”.
