Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit thotë se sulmi i së hënës në bazën ushtarake Al Udeid të drejtuar nga SHBA “nuk ka asnjë lidhje” me Katarin.

Baza ndodhet në Katar, por Esmail Baqai thotë se veprimet e Iranit ishin një “akt vetëmbrojtjeje”.

“Irani mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj politikës së fqinjësisë së mirë me Shtetin e Katarit dhe vendet e tjera fqinje,” shkroi Baghaei në platformën X.

“Ne jemi të vendosur të mos lejojmë që agresionet kriminale dhe politikat e dëmshme të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit të krijojnë përçarje mes nesh dhe vendeve vëllazërore të rajonit.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: