Nga QSUT kreu i PD Sali Berisha dënoi dhunën e policisë ndaj protestuesve.

Berisha vizitoi mbrëmjen e sotme deputetë e qytetarë që janë të shtruar në urgjencën e QSUT, të lënduar nga përplasja me policinë gjatë protestës.

Berisha vizitoi deputetët Luçiano Boçi dhe Klevis Balliu si edhe gazetarin Aulon Kalaja i cili përveç gazit lotsjellës u godit dhe me shkop gome.

“Egërsia e përmasa shtazarake e mercenarëve të Edi Ramës, Enton Alushi një mercenar i karteleve të drogës. U sollën në mënyrën më shtazore ndaj protestuesve, janë përdoru helme  e substanca që janë krime në konventa. U përdorën helme që përdoren kundër arinjve. Kanë përdorur sasi të mëdha ndaj Luçiano Boçit, Klevis Balliut, Flamur Nokës, Ivi Kasos, dhe një seri protestuesish. Përveçe verbuesit të arinjve, kanë goditur shkop një pjesë delikate për jetën e njeriut. Janë përdorur bomba, i janë hedhur protestuesve granata zhurmuese, që janë plagosur. Rama dhe Lubi Balluku, mercenarët e kryeministrit…bashkë me Dashin e operacionales se do përgjigjen për këto akte ligjore…”, tha ai.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: