Parlamenti Europian i dha sot çmimin Zakharov pas vdekjes iranianes Makhsa Amini, emri i së cilës është bërë “simbol i lirisë”, të cilën Teherani është kujdesur ta mbajë larg ceremonisë.

Bashkimi Evropian për të drejtat e njeriut, i dha këtë çmim gruas së re kurde iraniane e cila vdiq nga brutaliteti i policisë më 16 shtator 2022 në moshën 22 vjeçare, tre ditë pasi u arrestua nga policia morale iraniane për mosmbajtjen e shamisë, mënyra e përcaktuar nga kodi i rreptë i veshjes i vendosur për gratë në Iran.

Vdekja e saj shkaktoi muaj protestash kundër liderëve politikë dhe fetarë të Iranit dhe Mahsha Amini u bë simbol i luftës kundër kërkesës për shami. Shtypja e kësaj lëvizje rezultoi me qindra të vdekur dhe mijëra arrestime.

Familja e Makhsa Amini kishte planifikuar të merrte pjesë në ndarjen e çmimit Zakharov në Parlamentin Evropian në Strasburg, por nuk mundi ta bënte atë pasi u ndaluan të largoheshin nga toka iraniane në minutën e fundit.

“Do të doja të isha e pranishme në asamblenë tuaj të nderuar për të përfaqësuar të gjitha gratë e vendit tim dhe për të shprehur mirënjohjen time për dhënien e çmimit Zakharov”, ka shkruar nëna e Makhsa Amini, Mozgan Eftehari, në një mesazh që është lexuar nga avokati i saj, Saleh Nikbakht, i cili pranoi çmimin Zakharov në emër të familjes.

Fatkeqësisht na është mohuar kjo mundësi, në kundërshtim me të gjitha kriteret ligjore dhe njerëzore”, shtoi ajo. Duke iu referuar vajzës së saj, Mozgan Eftehari nënvizoi se “është marrë padrejtësisht”. “Jam e bindur se emri i saj, krahas atij të Joanës, do të mbetet simbol i lirisë”, theksoi ajo.

Duke dënuar vendimin e regjimit iranian për të parandaluar kalimin e të afërmve të Mahsha Amini në Francë, presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metzola tha se “mënyra se si u trajtuan ata është një shembull i ri i asaj që populli iranian përballet çdo ditë”.

“Guximi dhe vendosmëria e grave iraniane në luftën e tyre për drejtësi, liri dhe të drejta të njeriut nuk do të ndalet. Zërat e tyre nuk mund të shuhen”, nënvizoi Metsola.

Më shumë se njëqind eurodeputetë kishin nënshkruar një letër të hapur për të denoncuar vendimin e autoriteteve iraniane, që synon, sipas këtyre eurodeputetëve, të bëjnë të “heshtin” familjen e Mahsha Amini “duke i penguar ata të denoncojnë shtypjen skandaloze të të drejtave të grave, të drejtat e njeriut dhe liritë themelore nga Republika Islamike e Iranit”.

Dhënia e çmimit Zakharov u bë dy ditë pas dhënies së çmimit Nobel për Paqen aktivistes Nargis Mohammadi, e cila nuk mundi të udhëtonte për në Oslo për ta marrë atë, sepse mbahet që nga viti 2021 në burgun Evin në Teheran. Sot në Parlamentin e Strasburgut dy gra iraniane përfaqësuan lëvizjen “Woman Life Freedom”, e cila u nderua edhe me çmimin Zakharov.

Ata janë Afsun Najafi, motra e të cilit, Hadis, u vra në shtator 2022 në moshën 22 vjeçare gjatë një demonstrate për nder të Mahsha Amini dhe Mercedeh Shahinkar, e cila u plagos gjatë një demonstrate kundër regjimit iranian në tetor 2022. Të dy u larguan nga Irani këtë vit. “Ne jemi këtu në emër të të gjitha grave, jemi të ngopur me regjimin iranian,” tha Mercedeh Hasinkar, e cila tani jeton në Gjermani, gjatë një konference për shtyp.

Afsun Najafi i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të rrisë presionin ndaj regjimit iranian. Parlamenti Evropian ka miratuar rezoluta jodetyruese që dënojnë shtypjen e regjimit iranian ndaj protestuesve. Vitin e kaluar, çmimi Zakharov iu dha “popullit të guximshëm ukrainas” që po përballet me pushtimin rus.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb