Irina Shayk e ka bërë pasurinë e saj vetëm duke ecur. Me hapin e saj të famshëm top modelja ruse ka përshkuar pasarelat më të rëndësishme të botës. Set-et fotografike për revistat dhe firmat e famshme erdhën menjëherë pas prezantimit të saj në modë, duke u bërë kështu imazhi i shumë fushatave publicitare. Kështu në 20 vjetorin e karrierës së saj ajo është bërë një nga modelet më të famshme të të gjitha kohërave.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Nëse së fundmi Irina Shayk ka marrë pjesë në show-eventin e Mugler, me modën që është ndërprerë për shkak të pandemisë, këtë një vit e gjysmë e kemi parë shumë pak të impenjuar me punë. Pavarësisht kësaj kjo se ka ndaluar aspak ecjen sensuale të Shayk, vetëm që tani pasarelat e saj janë trotuaret e New York. Një mami me kohë të plotë e Lea De Seine, vajzën që pati nga lidhja me Bradley Cooper, modelja i kalon ditët e saj duke bërë blerje dhe aktivitete së bashku me vogëlushen.

Lea shkon në kopsht, Irina e shoqëron dhe pastaj teksa kthehet bën aktivitetet e saj të përditshme. Me veshjet e saj të kushtueshme dhe plot stil, ajo fotografohet nga paparacët, që nuk humbin rastin për ta ndjekur. Rusja preferon zakonisht pantallonat, por edhe me fustanet e shkurtra janë zgjedhja e saj. Më veshje të Cotton Citizen, Vivienne Westwood apo Hugo Boss, Irina duket gjithmonë e mrekullueshme.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb