“Vila24” ka hapur siparin e sezonit të ri televiziv, emision i cili i është besuar gazetares dhe moderatores Valbona Mhilli.
Mhilli ka ndërtuar ndër vite një profil të lidhur ngushtë me median, ekranin dhe komunikimin publik. Rikthimi i saj shënon një sfidë të re profesionale televizive. Energjia, komunikimi i drejtpërdrejtë dhe mënyra e saj për të krijuar raport me publikun janë ndër elementët që pritet të karakterizojnë këtë rikthim.
Për Mhillin, sezoni i ri shënon një tjetër kapitull në karrierën televizive, duke marrë drejtimin emisionit të mëngjesit “Vila24”. Lëvizja e saj është pjesë e merkatos televizive që shoqëron nisjen e sezonit të ri, ku ekranet shqiptare po riformatojnë programacionin dhe po sjellin emra të njohur në pozicione të reja.
