KOSOVE- Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa do të takohet më 9 shkurt në Bruksel me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të procesit të pajtimit ndërshtetëror.

Lajmin e kanë konfirmuar burime zyrtare për të përditshmen serbe, Danas, transmeton Indeksonline.
Në këtë takim do të jetë edhe shefi i diplomacisë kosovare, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Ivica Daçiç.

Pjesëmarrese do të jetë edhe shefja e re e diplomacisë evropiane, Frederica Mogherini.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: