MacKenzie Scott, ish bashkëshortja e Jeff Bezos është martuar për herë të dytë. Pas divorcit në 2019, 50 vjeçarja i është kushtuar aktivitetit filantropik, së bashku me të fejuarin e saj të ri Dan Jewett.

Sipas burimeve që kanë folur me Wall Street Journal, Scott i ka thënë ‘po’ profesorit të shkencave të një shkolle në Seattle.

Sipas Forbes ajo ka një pasuri prej 53 miliard dollarë. Bezos i la një pasuri shumë të madhe ish bashkëshortes së tij, që i ka kushtuar pjesë të pasurisë së saj në aktivitete filantropike, aktivitet që e vazhdon edhe bashkëshorti i saj i ri.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb