TIRANE – Ministria e Brendshme ka publikuar një video të filmuar nga kamerat e vendosura në trupin e efektivëve të policisë, kur një ish-deputet gjobitet pasi ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar. Ish-deputeti pranon se ishte me shpejtësi, por justifikohet duke thënë se kishte një takim dhe këtë shkelje nuk e ka të përsëritur. Por ndërkohë që ish-deputeti sqarohej, polici e këshilloi të firmoste gjobën, në mënyrë që të mos vonohej më shumë dhe të shkonte në kohë në takim. Ministria e Brendshme nuk bën të ditur identitetin e ish-deputetit, por burime për “BalkanWeb” konfirmojnë se bëhet fjalë për zotin Astrit Bushati.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: