Është shoqëruar me batuta diskutimi midis deputetit të opozitës Dashamir Shehi dhe përfaqësuesit socialist Ervin Bushati në emisionin “Open”.

Bushati tha se një nga politikat që ndoqi qeveria për të rritur popullsinë ishte bonusi i bebeve, por prej të cilit nuk përfitoi as i vetë edhe pse kontribuoi për ta miratuar.

Drejtuesja e emisionit Eni Vasili iu përgjigj me humor duke thënë se “ja mo edhe unë që e kapa…”

Ndërkohë Shehi tha se qeveria duhet të ndjekë politika sitmulues për të kthyer emigrantët në vend.

DISKUTIMI:

Dashamir Shehi: Duhet të heqim tunelin e Llogorasë mos ta bëjmë këtë që do i çoj te vilat këtë. Nëse e konsideron prioritet atë tunelin e Llogorasë për vilat atëherë s’ka pare për atë. Masa më e madhe është një politikë më e mirë shtetërore. E dini pse u kthyen 1 milionë grekë në vitin 78 , sepse Greqia hyri në Europë.

Me mijëra emigrantë u kthyen te ato ishujt e Greqisë te ato fshatrat. Barinj ishin ata, po kishin marrë zanat ishin bërë edhe kuzhinierë dhe u kthyen se e dinin që kanë një qeveri që do t’i ndihmojë. Ka shembuj sa të duash. Shteti nuk është njerk, por është baba. Atëherë populli e percepton sinjalin, por kur ti i thua ik re se s’kam punë me ty atëherë ndodh kjo.

Ervin Bushati: Kapitali njerëzor është limfa e një kombi. Ne po na ikën limfa e këtij populli. Ne vendosëm bonusin e bebeve. Nuk u rritën as tetë herë as katër herë as dy herë. Unë se kapa bonusin edhe pse me tre fëmijë, edhe që e miratova vetë.

Eni Vasili: Ja mo edhe unë që e kapa….

Ervin Bushati: Ne patëm një rast të mirë me krizën financiare greke që e kishim më pranë se pjesën më të madhe të shqiptarëve e kemi në Greqi, që jo vetëm të sillnin lekët dhe njerëzit, por edhe teknologji. Ne duhet të kishim ditur ta mbanim mirë atë valë, që të stimulonim edhe ata në Itali. Por ne humbëm. Duhet të ketë që nesër një ministri të jetë e Shoqërisë ose Çështjes Sociale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb