Ish-deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi ka sjellë në vëmendje një shqetësim të një banori të Tiranës për mungesën e ujit të pijshëm.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Kërpaçi thekson se në 25 prill shqiptarët do i japin përgjigjen e merituar çdokujt që është tallur me ata.

REAGIMI I KËRPAÇIT
Përtej fasadës së propagandës të rilindjes, që tani nuk i beson më askush, është një realitet që jo vetëm i largon përditë shqiptarët nga vendi por iu rrezikon rëndë shëndetin!
Mungesa e ujit është një shqetësim real për çdo banor të Tiranës.
Shqiptaret dijnë të vlerësojnë! Në 25 Prill do i japin përgjigjen e merituar çdokujt që është tallur me ata.
Ta bëjmë Shqipërinë një vend normal dhe të jetueshëm!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb