TIRANË

Ish-deputetja e LSI-së Erisa Xhixho ka zhvilluar një takim me strukturat në njësinë numër 1 në kryeqytet teksa ka dhënë dhe një mesazh. Xhixho thotë se vetëm duke qenë pjesë e politikës mund ta ndryshojmë atë duke theksuar nevojën e një vendimmarrje politike në interes të qytetarëve.

“Në njësinë bashkiake nr.1 Shkozë vazhdon çdo ditë procesi i organizimit të zgjedhjeve brenda strukturave të LSI dhe hapja e saj ndaj qytetarëve .
Vetëm duke qenë pjesë e politikës mund ta ndryshojmë atë, duke sjellë dije, humanizëm dhe integritet, që vendimarrja politike të jetë në interes të qytetarëve dhe Shqipërisë ??
Së bashku me energji pozitive dhe bindje për një ndryshim që do vijë nëpërmjet fuqisë së votës më 25 Prill.?”, shkruan Xhixho.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb