Ish-Drejtori i Policisë së Qarkut të Elbasanit, Aleks Hajdari, në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në News24, zbuloi edhe qytetet ku situata e krimit është më e rëndë.

“Unë mendoj se situata e krimit është më e rëndë në Tiranë, Durrës, Fier, Shkodër dhe Vlorë, më e rëndë në këto qytete sesa në Elbasan.

“Në Durrës janë 62 makina të blinduara në këtë qytet, dhe nuk mund të them nëse janë me dokumente, por ky numër i madh në një qark duket pak alarmant, kjo tregon përplasjet që kanë grupet me njëra tjetrën”, – tha Hajdari, i cili ka qenë drejtor i policisë edhe në Durrës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb