Ish-futbollisti i Interit, Goran Pandev ka komentuar situatën te zikaltërit. Në një intervistë të dhënë për Gazzetta dello Sport, Pandev vlerëson në maksimum futbollistin e Kombëtarës së Shqipërisë, Kristjan Asllani.

“Nëse Inter fiton në Udine, Inzaghi rregullon gjithçka dhe na bën të harrojmë tre humbjet e sezonit. Nuk do të jetë e lehtë. Kjo është liga më e ekuilibruar në vitet e fundit, Roma dhe Lacio për shembull nuk kanë qenë kurrë kaq të fortë.

Inzaghi ka skuadrën më të fortë nga të gjithë, përveç Lukakut ka marrë edhe lojtarë të tjerë të rëndësishëm, më pëlqen shumë Asllani. Dhe me të vërtetë shpresoj që Simone të ketë sukses aty ku nuk ia doli vitin e kaluar, pra të fitojë skudeton” – Tha ai.

67
67

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: