Serbi-Zvicër nuk është thjeshtë një ndeshje futbolli, por më shumë sesa kaq. Zviceranët kanë në gjirin e tyre lojtarë me origjinë kosovare si Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.Ish-futbollisti serb i Interit, Zdravko Kuzmanovicc ka folur për “20 minuten” para takimit të Botërorit të Katarit, ku duket se e ka tepruar pak me deklaratën.

“Ekziston një thënie e bukur, çdo njeri e takon dy herë në jetë. Simboli i shqiponjës në atë festim ishte turp, e trishtueshme. Sporti dhe politika duhet të ndahen dhe lojtarët e Zvicrës nuk e bënë këtë gjë. Nëse do të isha lojtar i Serbisë në këtë Botëror, me siguri që do të hidhja në “Knock-Out” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb