Egjipti e ka shtuar ish-futbollistin Mohammed Aboutrika në listën e terrorit pas dyshimeve se ka lidhje me Vëllazërinë Myslimane, thotë avokati i tij.

Aboutrika akuzohet se ka mbështetur financiarisht Vëllazërinë, të cilën Egjipti e konsideron si organizatë terroriste. Në vitin 2012, ai miratoi ofertën e suksesshme presidenciale nga Mohamed Morsi, një anëtar i Vëllazërisë.

Këto zëra për futbollistin më të mirë afrikan të vitit 2008, kanë lënë disa fansa të tij të zhgënjyer. Çdo personi të përmendur në listën e terrorit të vendit i ndalohet e drejta për të udhëtuar dhe përballet me ngrirje të pasurisë dhe pasaportës.

Avokati i Aboutrika-s, Mohamed Osman, tha se kjo lëvizje ishte kundra ligjit duke shtuar se nuk ka prova që tregojnë zyrtarisht lidhjet e tij me terrorizmin. “Ne do të apelojmë këtë vendim,” tha Osman ndërkohë që Aboutrika vetë ka mohuar në mënyrë kategorike akuzat.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb