Ka përfunduar intervistimi i ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku në Prokurorinë e Specializuar në Hagë.

Këtë e konfirmoi për Gazetën Express, avokati i Agim Çekut, Artan Qerkini. “Z.Çeku është paraqitur para Prokurorit sot me datën 28.09.2020. Intervistimi i tij ka përfunduar. Kjo është e tëra që mund t’ju them për momentin”, tha Qerkini.

Çeku sot bëri paraqitjen e tij të parë para Prokurorit të Specializuar dhe është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: