TIRANË

Rikthehet sot në orën 17:30 në sezonin e ri emisioni “Kjo Javë”, në News24. Ngjarjet më kryesore të javës dhe temat më të rëndësishme vijnë të pasqyruar përmes intervistave me të ftuarit dhe materialeve të veçanta. Emisioni nis sot sezonin e ri televiziv me dy zhvillime interesante.

Në pjesën e parë do të jetë intervista ekskluzive me ish-kryehetuesin e Përgjithshëm të Shqipërisë Qemal Lame, lidhur me polemikat dhe debatin e ngritur pas botimit të librit të tij “Dritëhijet e kohës”, aty ku rrëfehet se për shkrimtarin Ismail Kadare ka patur urdhër arresti në kohën e diktaturës.

Lame flet për të parën herë në një intervistë televizive, që nga viti 1992 që është larguar nga Shqipëria. I përgjigjet gjithë akuzave dhe kritikave bërë ndaj tij, ka një përgjigje për publicistin Fatos Lubonja sikurse shfaq dhe pretendimet apo reflektimin e tij lidhur me kohën e errët të jetuar.

Në pjesën e dytë, kolonel Myslim Pashaj, vendos theksin tek gabimet që nuk duhen bërë më me miljet detare, si funksionon ekipi negociator, konfidencialiteti dhe sekretet me të cilat trajtohet çështja delikate, çfarë na fshihet dhe ç’probleme janë krijuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb