TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha është larguar nga seanca parlamentare. Gazetari  Osman Stafa bën me dije për ‘BalkanWeb’ se mënjëherë pas betimit ish-kryeministri Berisha është larguar nga salla e parlamentit të Shqipërisë.

Gjatë daljes nga parlamenti ish-kryeministri i pyetur nëse do të krijojë një grup të ri parlamentar, u përgjigj se grupi demokrat është grupi i tij.

“Grupi parlamentar i Partisë Demokratike është grupi im. Në asnjë mënyrë nuk do të krijoj tjetër”, deklaroi ish-kryeministri.

Ndërsa i pyetur për lëvizjen e tij të radhës ai tha: “Lëvizjet e mia do t’i ndiqni me radhë”.

Berisha u pa të hyjë në seancë sërish nga deputetët Tritan Shehu, Edi Paloka dhe Flamur Noka të cilët u panë pranë tij në seancën e parë të paradites.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: