Jesse Lingard shumë shpejt mund të bëhet pjesë e botës së aktrimit. Lojtari i Nottingham Forest dhe ish-futbollisti i Manchester United ka zbuluar se pasi të largohet nga futbolli, gjasat janë të mëdha që të “përveshë mëngët” për të luajtur në ndonjë film.

“Pas futbollit dua të futem në botën e aktrimit. Unë thjesht i dua filmat. Unë kam qenë gjithmonë një fans i madh i filmit. Të përfshihesh në një film apo serial do të ishte vërtetë mahnitëse” – Tha ai.

Vitet e fundit nuk kanë qenë shumë pozitive për Lingard, i cili ka hasur shumë vështirësi dhe golat e asistet për të kanë shkuar gjithmonë e në rënie.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb