Rikthimi i Hirving Lozano në PSV Eindhoven mund të zgjasë vetëm një vit. Sezoni 2023/2024 nuk ka qenë pozitiv për meksikanin, i cili deri më tani ka shënuar vetëm 6 gola. Në bazë të asaj që shkruanë mediat, Lozano mund të ndërrojë mjedis.

Sipas asaj që raportohet nga The Athletic, Lozano në fakt është afër kalimit në MLS. Për të qenë të saktë, ish-lojtari i Napolit është në negociata me San Diegon, klub me të cilin është gati të firmosë një kontratë rreth 6 milionë euro në sezon, ccka i bie se futbollisti do të fitonte dy milionë euro më shumë se sa përfiton në Eredivisie. Në rast se tratativat kryhen me sukses, një pjesë e të ardhurave do të kalonte në arkat e Napolit.

Në kohën e shitjes te PSV, De Laurentiis kishte rënë dakord për një përqindje fitimi, në rast të rishitjen së sulmuesit.

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb