I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, ish-ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj, komentoi edhe votën e tij ndaj koncensionit të Porto Romanos, votuar ditën e enjte në seancë plenare.

“Erdhi një shtesë kontrate për një koncesion të dhënë në 2015, për një port hidrokarburesh, parashtresa ishte për nevoja të ndërtimi, sipërmarrësi ka bërë investime më shumë, rezulton që ku investim mund të shfrytëzohet për përpunim mallrash të tjerë. Në bazë të kësaj sipërmarrësi ka bërë një kërkesë dhe ministria e ka pranuar pa i kërkuar në këmbim dicka tjetër. Në komision hodha një ide, po ajo është cështje e ministrisë, propozova nga porti te hekurudha të bëhej edhe ky segment. Ndaj kam abstenuar.”- u shpreh Beqaj.

Ndër të tjera, ish ministri i shëndetësisë, sqaroi edhe mbështetjen e tij ndaj kolegut Ditmir Bushati në seancën e ditës së enjte.

“Në një pjesë të fjalës së tij, ai m’u referua edhe mua me një fjali që është në artikullin që u bë i famshëm. Ai tha se ky moment delikat, duhet të na bëjë të vetëdijshëm që të mos marrim vendime për të zgjidhur hallin tonë të sotëm, në kurriz të brezave të ardhshëm apo duke zgjidhur këtë krizë, duke vënë në dispozion asete që nuk janë tonat por janë të gjeneratave. Dhe për këtë arsye, ai më mbështeti në idenë time, unë mbështeta atë.” Tha Beqaj, por theksoi se e refuzon teorinë e oligarkëve.

“Unë personalisht këtë teorinë e oligarkëve e refuzoj, sepse në mendimin tim nuk është e tillë. Këtë vend sipërmarrësit do ta zhvillojnë ne nuk jemi ekonomi kapitaliste shtetërore. Jemi ekonomi kapitaliste shumë e liberalizuar, ne e kemi shtetin shumë pak prezent në ekonomi. Pjesën e oligarëve e refuzoj sepse nuk është e tillë. As në praktikë nuk më duket se sipërmarrës të caktuar, kur marrin përsipër të bëjnë një punë e bëjnë këtë sepse janë të aftë të ndikojnë te politika e radhës.” U shpreh Beqaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb